E rëndë në Itali: 85-vjeçari plagos me hanxhar nusen e djalit pas konfliktit për divorcin

by informim peje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një 85-vjeçar ka sulmuar me hanxhar nusen e djalit të tij, duke e goditur rreth dhjetë herë në kokë dhe dorë.

Sipas mediave italiane, 41-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Via di Bravetta, ku gruaja sapo kishte çuar fëmijët në shkollë kur është përballur me vjehrrin e saj në rrugë.

banner

Sipas autoriteteve, i moshuari e ka sulmuar papritur me mjet prerës. Dyshohet se motivi i sulmit lidhet me kundërshtimin e tij ndaj divorcit të 41-vjeçares nga djali i tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy