Eleminohet Juventus, Gallatasaray kalon në raundin tjetër të Champions League

by Nexhat

Në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, Galatasaray siguroi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 3-2 ndaj Juventus në ndeshjen e kthimit në Torino. Rezultati i përgjithshëm ishte 7-5 për turqit, falë avantazhit të krijuar në sfidën e parë (5-2).

Juventus u fut në fushë me detyrë të pamundur për të përmbysur rezultatin, por edhe pse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 48, pas kartonit të kuq të Lloyd Kelly, arriti të shënojë tre gola. Golat për bardhezinjtë u realizuan nga: Locatelli (penallti), Federico Gatti dhe Weston McKennie.

banner

Në vazhdime, Victor Osimhen shënoi në minutën e 106 dhe Yilmaz në minutën e 119-të duke vulosur ëndrrat e Juventusit dhe kualifikimin e Galatasaray.

Një nga protagonisët e ndeshjes ishte Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në minutën e 67 dhe pati impakt të madh në lojën e Juventusit, duke kontribuar drejtpërdrejt në dy nga golat e skuadrës si pjesë e aksioneve nga të cilat u shënuan.

Një përmbysje dramatike që, megjithatë, nuk mjaftoi për t’i dhënë Juventusit kalimin, ndërsa Galatasaray feston një sukses historik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy