Mallorca rrezikon mbijetesën, Fenerbahce nuk i ndahet Muriqit

by Nexhat

16 gola dhe 1 asist në 25 ndeshje në La Liga, golashënuesi i dytë më i mirë në Spanjë pas Kylian Mbappe. Vedat Murqi po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë, në këtë nivel kaq të lartë, por për fat të keq forma e tij fantastike nuk i ka mjaftuar Mallorca-s. Pavarësisht rendimentit të Murqit, Mallorca renditet në vendin e 18-të, në zonën e kuqe.

Ky pozicion vendos në dyshim shumë të fortë edhe të ardhmen e Vedat Muriqit. Është thuajse e pamundur që Murqi t’i qëndrojë besnik ekipit të tij edhe në La Liga2, për më tepër që për të ka një interesim shumë të fortë nga ana e Fenerbahces. Gjiganti turk tentoi edhe gjatë janarit të siguronte shërbimet e “bomberit” dardan, por në fund Mallorca u bë pengesë duke mos lënë të lirë sulmuesin e tyre kryesor.

banner

Sipas mediave turke, Fenerbahce nuk ka ndërmend të heq dorë nga Murqi dhe në verë do të tentojnë sërish me një ofertë të re. Ekipi nga Stambolli shpreson shumë që Mallorca të mos mbijetojë në elitë pasi në këtë mënyrë do ta kishim më të lehtë të siguronin kartonin e sulmuesit kosovar. Muriqi ishte pjesë e Fenerbahces në sezonin 2019/2020 ku në 32 ndeshje realizoi 15 gola

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy