Spiropali: Siguria e Kosovës është siguria e vetë Shqipërisë, për ne është prioritet mbi prioritete

by Nexhat

Kryediplomatja shqiptare Elisa Spiropali tha se integrimi euroatlantik i Kosovës është element kyç i sigurisë rajonale.

Ajo tha se Shqipëria e ka në prioritet sigurinë e Kosovës meqë ajo nënkupton “vetë sigurinë e Shqipërisë”.

banner

“Prania e NATO’s dhe roli i KFOR’it mbeten faktorë të pazëvendësueshëm stabiliteti në një Europë të trazuar nga lufta dhe tensionet gjeopolitike, siguria nuk është e garantuar. Ajo kërkon vigjilencë, koordinim dhe angazhim të vazhdueshëm. Siguria e Kosovës është prioritet mbi prioritete për Shqipërinë dhe siguria e Kosovës është siguria e vetë Shqipërisë”.

Spiropali tha se kjo s’është figurë retorike, por vlerësim strategjik.

“Ne duam ta shohim Kosovën sa më pranë strukturave të NATO’s. Marrëveshja e përbashkët mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një element i rëndësishëm për jo vetëm për trajnimet e përbashkëta dhe sigurinë, por edhe për përafrimin e Kosovës me strukturat e NATO’s”, tha ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy