Pasuria e tij u tha se ka kaluar shifrën e 29 milionë Euro, ndërsa edhe investimet e aktorit kanë tërhequr sërish vëmendje.
Pas blerjes së një vile luksoze me 11 dhoma në Abu Dhabi dhe tre apartamenteve në rezidenca të ndryshme në Dubai, së fundmi është zbuluar edhe investimi i tij në Turqi.
Mësohet se aktori Burak Özçivit, i njohur edhe në vendin tonë për rolin e tij si “Osmani” ka blerë rreth 30 apartamente në zonën Eyüpsultan të Stambollit.
Sipas burimeve, për këtë investim ai ka shpenzuar rreth 4.3 milionë Euro, duke përdorur një agjent të vetëm imobiliar.
Investimet e shumta në pasuri të paluajtshme duket se konfirmojnë strategjinë e aktorit për të zgjeruar portofolin e tij financiar, duke u fokusuar në tregjet më të kërkuara të rajonit.

