Një stuhi e madhe ka goditur New Yorkun gjatë këtyre ditëve, duke shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullimin rrugor dhe transportin publik.
Gazetari që jeton në ShBA, Lulzim Mulliqi, tha se dy aeroportet më të mëdha të qytetit kanë njoftuar pezullimin e mbi 563 fluturimeve gjatë dy ditëve të fundit.
Ai në një prononcim për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, tha se pengesa të konsiderueshme janë raportuar edhe në rrugët kryesore të qytetit.
“Ka pasur jashtëzakonisht pengesa të mëdha në qarkullimin rrugor, në transportin publik, pastaj ka pasur edhe anulime të fluturimeve ajrore, sidomos në dy aeroportet më të mëdha të New Yorkut, të cilat kanë njoftuar se kanë pasur pezullime mbi 563 fluturime gjatë dy ditëve të fundit, dhe pengesa të tilla ka pasur edhe në qarkullimin rrugor”, tha ai.

