75 vjet nga ekzekutimi i shkencëtares Sabiha Kasimati – kujtesë për një padrejtësi historike

by informim peje

Më 26 shkurt 1951 u ekzekutua shkencëtarja e shquar shqiptare, Sabiha Kasimati – një nga figurat më të ndritura të shkencës shqiptare, e cila u bë simbol i intelektuales së persekutuar nga regjimi komunist.

E lindur në Edirne më 1912, vajza e një mjeku shqiptar, ajo u rrit me dashuri për kulturën shqiptare dhe evropiane. Ishte vajza e parë që ndoqi Liceun Francez të Korçës, ku shkëlqeu në mësime dhe zotëronte disa gjuhë të huaja.

banner

Në vitin 1936 fitoi bursë për studime në Torino, ku u diplomua me rezultate maksimale dhe mbrojti doktoraturën me temë mbi faunën e peshqve të ujërave të ëmbla të Shqipërisë. Me kthimin në atdhe, iu përkushtua shkencës, duke u bërë pioniere e ihtiologjisë shqiptare dhe autore e veprës “Peshku i Shqipërisë”.

Pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike në Tiranë, ajo u arrestua pa gjyq dhe u përfshi në listën e 22 intelektualëve të dënuar me pushkatim – e vetmja grua në atë listë.

Natën e 26 shkurtit 1951, pranë urës së Beshirit, u ekzekutua dhe u hodh në një varr të përbashkët. Vepra e saj u botua me emra të tjerë gjatë regjimit, ndërsa figura e saj u hesht për dekada.

Vetëm pas rënies së komunizmit, emri i saj u rivlerësua. Në 60-vjetorin e vdekjes, ajo u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, duke rikthyer në vend dinjitetin e një shkencëtareje që i dha shumë Shqipërisë, por që u ndëshkua padrejtësisht nga historia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy