“Dhoma Amerikane e Tregtisë, urë e rëndësishme midis investitorëve dhe Shqipërisë”, ambasada e SHBA: Përfaqëson 270 kompani që gjenerojnë 25% të PBB-së

by Nexhat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi një takim të zhvilluar me Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, duke theksuar rolin e saj kyç në ekonominë e vendit.

Sipas ambasadës, Dhoma Amerikane përfaqëson 270 kompani anëtare, të cilat gjenerojnë afro 25 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipërisë. Institucioni vlerësohet si një urë e rëndësishme mes investitorëve amerikanë dhe tregut shqiptar, si dhe një motor i rëndësishëm për rritjen ekonomike

banner

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, iu bashkua Dhomës Amerikane në një takim ku u diskutua strategjia për rritjen e eksporteve dhe investimeve amerikane në Shqipëri.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimeve ishte krijimi i kushteve të barabarta në treg, me synimin për të tërhequr më shumë biznese amerikane në vend dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy