Kreu i World Economic Forum, Børge Brende, ka dhënë dorëheqjen këtë të enjte, pas përfundimit të një shqyrtimi të pavarur lidhur me marrëdhënien e tij me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein.
Dorëheqja e Brende vjen në një kohë kur figura të njohura nga bota e biznesit dhe politikës janë përballur me presion publik për shkak të lidhjeve të mëparshme me Epstein, i cili u akuzua për trafikim dhe abuzim seksual të të miturve.
Sipas burimeve ndërkombëtare, rishikimi i pavarur kishte për qëllim të qartësonte natyrën e kontakteve dhe çdo ndikim të mundshëm në funksionin e tij në krye të forumit me seli në Davos. Megjithëse detaje të plota nuk janë bërë publike, vendimi për t’u tërhequr konsiderohet si përpjekje për të mbrojtur integritetin dhe reputacionin e organizatës.
World Economic Forum është një nga platformat më të rëndësishme globale që mbledh liderë politikë, drejtues korporatash dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar çështje ekonomike dhe gjeopolitike.

