Drita largohet me nder nga Europa: Eliminohet nga Celje

by Nexhat

Celje ka mposhtur Dritën edhe në ndeshjen e dytë të playoff-it të UEFA Conference League, duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Takimi i parë në Prishtinë përfundoi 3-2 për Celjen, me golin e fitores në minutat e fundit, ndërsa ndeshja e dytë në Slloveni përfundoi po ashtu 3-2.

banner

Golat për Celjen i shënuan Seslar në minutat e 19-t dhe 43-t, dhe Hrka në minutën e 23-t, ndërsa për Dritën realizuan Krasniqi në minutën e 26-t dhe Dabiqaj në minutën e 51-t.

Megjithëse Drita tregoi dy ndeshje shumë të mira dhe dinjitoze, nuk arriti të kualifikohej për në fazën tjetër të Conference League. Ekipi largohet nga Evropa kryelartë dhe me paraqitje që i japin shpresë për sezonet e ardhshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy