Granit Xhaka drejt rikthimit si titullar te Sunderland AFC para sfidës me AFC Bournemouth

by engel

Kapiteni i Sunderland AFC, Granit Xhaka, është pranë rikthimit në formacionin titullar për përballjen e kësaj të shtune ndaj AFC Bournemouth, pas një muaji mungese për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Trajneri i skuadrës, Régis Le Bris, konfirmoi se mesfushori është në gjendje të mirë fizike dhe mund ta nisë takimin nga minuta e parë. “Ai mund të startojë sepse është në gjendje të mirë dhe reagoi shumë mirë pas ndeshjes së fundit. Rikthimi i tij është kyç për ritmin dhe organizimin e ekipit,” u shpreh tekniku francez.

banner

Prania e Xhakës në mesfushë konsiderohet thelbësore jo vetëm për kontrollin dhe shpërndarjen e lojës, por edhe për balancën taktike të skuadrës. Rikthimi i tij i jep mundësi talentit të ri Noah Sadiki të luajë më i avancuar, duke shfrytëzuar energjinë dhe dinamizmin në fazën sulmuese.

Në sezonin e parë të klubit në Premier League, eksperienca dhe lidershipi i kapitenit pritet të jenë faktorë vendimtarë për objektivat e Sunderlandit në elitën e futbollit anglez.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy