Haki Abazi akuzon Albin Kurti për refuzim të diskutimeve për anëtarësimin e Kosovës në NATO

by engel

Anëtari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se ka refuzuar të diskutojë për hapat drejt anëtarësimit të Kosovës në NATO gjatë takimeve me zyrtarë amerikanë.

Deklaratat, Abazi i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ku tha se gjatë vizitave të kongresmenëve dhe senatorëve amerikanë në Kosovë, kryeministri nuk ka pranuar të angazhohet në diskutime konkrete për një plan veprimi drejt integrimit në Aleancën Veri-Atlantike.

banner

Sipas tij, senatori Chris Murphy dhe senatorja Jeanne Shaheen, të cilët vizituan Kosovën menjëherë pas nisjes së luftës në Ukrainë, kishin kërkuar hartimin e një “roadmap”-i për anëtarësim në bashkëpunim me institucionet vendore.

“Ka refuzuar t’i diskutojë hapat e duhur për anëtarësim… Në atë takim, Kurti ka refuzuar të involvohet në diskutimin e parashtruar nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë”, citohet të ketë thënë Abazi gjatë intervistës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy