Haradinaj për dërgimin e FSK-së në Gaza: Ne po shkojmë atje në paqe

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar si pozitive mundësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në një mision paqeruajtës në Gaza.

Haradinaj tha se dërgimi i trupave në kuadër të një misioni ndërkombëtar nuk përbën veprim negativ.

banner

“Nuk mendoj që është diçka e keqe shkuarja e ushtrisë në Gaza. Ne po shkojmë atje në paqe, atje nuk ka një konflikt. Atje është një mision shumë human, rindërtimi, ndërtimi e zhvillimi i asaj zone. Besoj se kjo është e mirë për të gjithë. Nuk e di se kujt ia prishim nëse shkojmë. Edhe për faktin se do të shkojnë ushtri të tjera të vendeve te respektuara të botës. është një privilegj”, ka thënë Haradinaj.

Deklarata e Haradinajt vjen një javë pas fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se disa vende, përfshirë Kosovën dhe Shqipëria, kanë premtuar dërgimin e trupave ushtarake në kuadër të një strukture të re sigurie për Gazën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy