Kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

by informim peje

Në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork mbrëmë është mbajtur një diskutim i organizuar nga Shoqata Ulqini në bashkëpunim me Konsullatën, me temën “Gratë, Lufta dhe Lufta për Drejtësi në Republikën e Kosovës”.

Ngjarjen e hapi ambasadori Blerim Reka, i cili kërkoi drejtësi ndërkombëtare për Vasfije Krasniqin dhe për rreth 20,000 shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e së vërtetës dhe përgjegjësisë.

banner

“Diskutimi trajtoi krimet dhe gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, me theks të veçantë në krimet seksuale gjatë luftës, duke vënë në pah forcën, qëndresën dhe zërin e grave të Kosovës.

Parafolëset ishin Vasfije Krasniqi Goodman, e Dërguara Speciale e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës, e cila ndau dëshminë e saj të fuqishme, dhe Vera Mjeku, me reflektime mbi rëndësinë e drejtësisë dhe angazhimit institucional”, thuhet në një njoftim të kësaj konsullate, transmeton Klankosova.tv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy