Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm

by Nexhat

Kryediplomati Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Ministria në njoftim tha se ambasadori e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe “rikonfirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Kosovës”.

banner

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, u tha se palët riafirmuan “qëndrimet e përbashkëta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtimin e agresionit rus”, si dhe theksuan nevojën për koordinim të vazhdueshëm në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë.

“Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin e qëndrueshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, tha Ministria e Jashtme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy