Kurti thotë se Astrit Dehari kishte të njëjtat përpjekje me Adem Demaçin: Ditëlindja e tyre është shifër domethëniesh të thella

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për Adem Demaçin në ditëlindjen e tij, duke thënë se Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë.

Kurti, në të njëjtin postim ka shkruar edhe për Astrit Deharin, duke thënë se edhe ky i fundit është ‘’emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë’’.

banner

Kryeministri ka deklaruar edhe se ditëlindja e Demaçit dhe Deharit është ‘’shifër domethëniesh të thella’’.

‘’Adem Demaçi është emri më i shquar i përpjekjes së gjatë të popullit shqiptar rreth organizimit të gjerë për liri e bashkim kombëtar, për drejtësi dhe Kosovën Republikë. Astrit Dehari është emri më i dalluar ndër aktivistët e rinj të vazhdimit të së njëjtës përpjekje për Republikën e Kosovës, për emancipim e shqiptari, për barazi e përkujdesje për të gjithë. Ditëlindja e tyre nuk është veç një numër kalendarik (26 shkurt), por shifër domethëniesh të thella që vijojnë të na frymëzojnë dhe tregojnë me bindje rrugën tonë përpara’’, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy