Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë, sot kanë marrë pjesë në një aktivitet humanitar të organizuar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ndihmuar në shpërndarjen e ushqimit për besimtarët.
“Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Policia në Komunitet, e cila përmes angazhimit të saj kontribuoi në shpërndarjen e ushqimit për të pranishmit. Pjesëmarrja e zyrtarëve policorë në këtë aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e iniciativave humanitare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Postimi i plotë:

