Rama pret kryetarin e Haledonit, Mulliqi: Lidhjet shqiptaro-amerikane, urë e fortë bashkëpunimi për zhvillimin e Kryeqytetit

by informim peje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kryetarin e Haledonit në ShBA, Gino Mulliqin.

Në një njoftim, Rama tha se me Mulliqin bashkëbiseduan për rolin e diasporës, mundësitë për bashkëpunim mes komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me fokus në punimet dhe ecurinë e projektit.

banner

“Lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që kthehen në zhvillim konkret për Kryeqytetin dhe për lidhjet tona ndërkombëtare”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy