Një numër rekord prej 129 gazetarësh dhe punonjësish të medias u vranë gjatë punës së tyre vitin e kaluar.
Këtë e njoftoi Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, duke saktësuar se dy të tretat e tyre u vranë nga Izraeli.
Është viti i dytë radhazi që vrasjet e gazetarëve vendosën një rekord dhe viti i dytë radhazi që Izraeli ishte përgjegjës për dy të tretat e tyre, thotë në raportin e saj vjetor CPJ, një organizatë e pavarur me seli në Nju Jork që dokumenton sulmet ndaj shtypit.
Ushtria izraelite vrau 86 gazetarë në vitin 2025, kryesisht palestinezë në Gaza, por përfshirë edhe 31 punonjës në një sulm ndaj një qendre mediatike Houthi në Jemen, sulmi i dytë më vdekjeprurës që CPJ ka regjistruar ndonjëherë.
Izraeli ishte gjithashtu përgjegjës për 81 përqind të 47 vrasjeve që Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve i klasifikoi si të shënjestruara qëllimisht.
Qeveria në Tel Aviv nuk ka pranuar të komentojë raportin. Në disa raste, Izraeli ka pranuar se ka shënjestruar gazetarë në Gaza, të cilët tha se kishin lidhje me Hamasin, pa ofruar prova të verifikueshme./A2

