Sadiku: Abdixhiku i ka takuar edhe Hamzën dhe Haradinajn, LDK ka kandidat për President, por s’ka mbërri procesi aty

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku e ka konfirmuar se kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë kësaj jave është takuar pos me kryeministrin Albin Kurti, edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, si dhe me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Sadiku tha se LDK po tenton të gjejë një zgjidhje për të mos shkuar në zgjedhje.

banner

“LDK-ja është duke ofruar mënyrën më institucionale që mundet me vepru, me përgjegjësinë që e ka që me e ruajt demokracinë në këtë vend. Janë dy opsione që po punojmë q të ecim përpara. Kryetari Abdixhiku është takuar me secilin kryetar të partive politike. Është takuar me anëtarë të PDK-së, me kryetarin e PDK-së, AAK-së, me zotëri Kurtin, këtë javë”, tha Sadiku.

Pos tjerash, Sadiku tha se partia ku ai vepron e ka një kandidat për president.

“LDK-ja ka mjaft kandidat. Nëse ka një parti në Kosovë e cila ka mundësi me kandidu emra është LDK-ja. Ka kandidat LDK-ja, por nuk ka mbërri procesi në atë moment, sepse në atë moment që mbërrin procesi që të kemi zgjedhjen e dytë, që është marrëveshja politike, LDK-ja e ka kandidatin që mundet me propozu”, tha ai në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy