Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bllokon mbi 1 mijë litra vaj ulliri nga Shqipëria për shkelje të standardeve

by engel

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ndaluar importin e 1,080 litrave vaj ulliri për sallatë në pikën kufitare të Vërmicës, pas konstatimit të parregullsive gjatë kontrollit zyrtar.

Sipas njoftimit, ndalimi është bërë pas shqyrtimit të lëndës me nr. aplikacioni PIKF297960/2026, të datës 18 shkurt 2026, nga Inspektorati Fitosanitar Kufitar. Produkti ishte i destinuar për tregun e Kosovës dhe vinte nga kompania “Euro Made 2021” me seli në Lushnjë, Shqipëri.

banner

Gjatë kontrollit fizik, inspektorët kanë konstatuar mungesë të të dhënave të nevojshme në deklaracionin e mallit. Po ashtu, sipas autoriteteve, vaji i ullirit ishte transportuar në kushte të papërshtatshme higjienike dhe në të njëjtin mjet me mallra jo ushqimore, përfshirë detergjentë, duke shtuar rrezikun potencial për kontaminim.

Duke u bazuar në Ligjin e Ushqimit, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe rregulloret në fuqi për sigurinë ushqimore, AUV ka vlerësuar se produkti është i papërshtatshëm dhe potencialisht i rrezikshëm për konsum, ndaj edhe ka ndaluar hyrjen e tij në territorin e Kosovës.

Autoriteti ka bërë të ditur se kontrollet në të gjitha pikat kufitare do të vazhdojnë me intensitet të shtuar, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy