Arratiset një i burgosur nga reparti i Onkologjisë, suspendohen dy zyrtarë korrektues

by Nexhat

Një i burgosur, F.M., që po trajtohej në QKUK është arratisur sot pasdite, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Për këtë, janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues që ishin në detyrë.

banner

I dënuari ishte shtruar në spital më 16 shkurt nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë, kati i dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë, tha SHKK.

“I njëjti është i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë, është arrestuar më 24.10.2025 dhe është duke mbajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vitesh dhe do të lirohej më  08.06.2029. Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij”, tha SHKK.

Pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy