Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka bërë publike deklaratën e tij hapëse para Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me hetimet për Jeffrey Epstein.
Në dokument, Clinton thekson se nuk kishte dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein-it. “Unë e di çfarë bëra, dhe më e rëndësishmja, çfarë nuk bëra. Nuk pashë asgjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar,” shprehet ish-presidenti.
Ai mohon gjithashtu çdo përfshirje të bashkëshortes së tij, Hillary Clinton: “Ajo nuk ka asnjë lidhje me Jeffrey Epstein. Asgjë. Nuk ka asnjë kujtim të takimit me të.”
Clinton shpjegon se, si dikush që ka rritur në një familje me histori abuzimi, nuk do të kishte fluturuar në avionin e Epstein nëse do të kishte dyshuar për veprimet e tij. “Unë do ta kisha denoncuar vetë,” thekson ai.
Në faqen përfundimtare të deklaratës, Clinton nënvizon se po përgjigjet vetëm sepse Epstein arriti të fshehë krimet e tij për shumë vite dhe qëndrimi i tij mbetet i kufizuar nga betimi: “Do të më dëgjoni shpesh të them se nuk mbaj mend… Nuk do të them gjëra për të cilat nuk jam i sigurt. Ka kaluar shumë kohë. Nuk do t’ju ndihmonte që unë të luaja rolin e detektiv 24 vjet më vonë.”
Deklarata përmbyllet me fjalët: “Duke qenë nën betim, nuk do të deklaroj në mënyrë të rreme, por jam gati t’u përgjigjem pyetjeve sa më mirë që të mundem.”

