Buxheti në pritje të dekretimit: Vjosa Osmani përballet me thirrje për nënshkrim

by engel

Ligji për Buxhetin e Kosovës vazhdon të mos hyjë në fuqi, pasi ende nuk është dekretuar nga Presidentja Vjosa Osmani, duke shtuar pasigurinë institucionale dhe financiare në vend.

Vonesën e ka ngritur publikisht edhe udhëheqësi i AVONET, Kenan Gashi, i cili ka kërkuar sqarime nga kreu i shtetit për arsyet e mosnënshkrimit të dokumentit financiar më të rëndësishëm të vitit.

banner

Sipas Gashit, në një kohë sfidash politike dhe tensionesh ndërmjet pozitës dhe opozitës, miratimi i buxhetit në Kuvend ka qenë i vështirë, por megjithatë është përmbyllur. Ai thekson se mungesa e dekretimit po krijon bllokadë në funksionimin normal të institucioneve.

“Cila është pengesa apo arsyeja e mosnënshkrimit? A kemi të bëjmë me çështje procedurale, dilema kushtetuese apo kalkulime politike?”, ka deklaruar Gashi, duke paralajmëruar se çdo ditë vonesë sjell pasoja të drejtpërdrejta për administratën publike dhe qytetarët.

Sipas tij, organizatat buxhetore në nivel qendror dhe lokal po përballen me vështirësi në ekzekutimin e pagesave, përfshirë obligimet ndaj operatorëve ekonomikë dhe nisjen e procedurave të reja të prokurimit publik. Pa hyrjen në fuqi të buxhetit, shumë projekte dhe shërbime mbeten në pritje, duke rritur presionin mbi institucionet dhe ekonominë e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy