Detaje nga ceremonia/ Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën

by informim peje

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Princi për revistën franceze “Point de Vue”, duke dhënë detaje mbi planet e çiftit.

banner

Kujtojmë se fejesa u mbajt në një kompleks privat, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime.

Të njëjtën frymë, larg bujës dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmës, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh, ndërsa organizimi është ende në fazën përfundimtare.

Në rrëfimin e tij për median franceze, Princ Leka thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit më të afërt. Ai shton se dëshira e tyre është një ceremoni pa teprime, që të mbetet autentike dhe e veçantë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy