Ekstradohen në Kosovë një burrë nga Italia dhe një shtetase shqiptare nga Gjermania – Policia jep detaje

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë ekstraduar për në Kosovë, dy persona të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar. Ekstradimi i të kërkuarve është bërë nga Italia dhe Gjermania.

Policia ka njoftuar se nga Italia është ekstraduar M.Q  i cili ishte arrestuar nga autoritetet italiane pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, përcjell Express.

banner

Nga Gjermania, shton policia, është ekstraduar shtetasja e Shqipërisë, V.L , e cila kërkohej urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për shkak të veprës penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”. 

‘’ Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe të dy shteteve përkatëse, atyre Italiane dhe Gjermane’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi:

Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 26.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar M.Q nga Italia për në Kosovë. I njëjti ishte arrestuar nga autoritete Italiane pasi që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse.

Po ashtu sot me datën 27.02.2026 është realizuar ekstradimi nga Gjermania për në Kosovë e shtetases nga Shqipëria V.L pasi që e njëjta kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare, për shkak të veprës penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.  E dyshuara pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe të dy shteteve përkatëse, atyre Italiane dhe Gjermane.  

Policia e Kosoves respektivisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy