Elita e hendbollit kosovar në konkurrecën e meshkujve, rikthehet këtë të shtunë më ndeshjet e xhiros së 19-të.
Kryendeshja do të luhet në palestrën “Bill Clinton”, ku do të përballen Kastrioti dhe Llapi, në një duel me peshë për renditjen dhe objektivat e sezonit.
Kastrioti mban vendin e dytë në tabelë me 32 pikë, po aq sa ka edhe lideri Rahoveci. Ferizajasit po kalojnë një formë të mirë këtë pranverë, me katër fitore radhazi.
Në anën tjetër, Llapi renditet i pesti me 15 pikë, por synon të futet në garën për plejof, sidomos pas përforcimeve të fundit. Skuadra nga Podujeva vjen me moral të lartë, pasi pas barazimit me Vëllaznimi ka regjistruar tri fitore rresht.
Kampioni në fuqi, Rahoveci, konsiderohet favorit i madh në përballjen ndaj Trepça në palestrën “Mizahir Isma”.
Në dy ndeshjet e tjera, Vushtrria pret Vëllaznimin, ndërsa Prishtina përballet me Besa Famgas, ku si favorite vlerësohen skuadrat mysafire

