Emilija Rexhepi: Me Albin Kurti folëm për presidentin, por s’ka ende kandidat

by engel

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga grupi multietnik, Emilija Rexhepi, ka bërë të ditur se çështja e zgjedhjes së presidentit është diskutuar edhe me kryeministrin Albin Kurti, por pa u përmendur ndonjë emër konkret.

Në një prononcim për KP-në, Rexhepi ka treguar se biseda me Kurtin është zhvilluar gjatë një iftari në Prizren, dy net më parë. Sipas saj, aktualisht pritet që Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në vend, të dalë me qëndrimin e saj zyrtar.

banner

“Kemi folur edhe me kryeministrin Kurti, ai u kon në një iftar me neve në Prizren para dy netëve dhe e presim çka do të vendos Vetëvendosje si partia e madhe… Jo, jo hala s’kemi folur as për një emër”, është shprehur Rexhepi.

Deklarata e saj vjen në një kohë kur skena politike po hyn në fazën e diskutimeve për pasardhësin e presidentit aktual, ndërsa partitë ende nuk kanë prezantuar kandidatura zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy