“Faktori shqiptar kontribues thelbësor”/ Begaj në RMV, pritet nga Siljanovska-Davkova: marrëdhëniet mes vendeve, shembull për bashkëpunimin rajonal

by Nexhat

MAQEDONIA E VERIUT- Presidenti Bajram Begaj në vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut është pritur nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja e RMV, u shpreh se vizita e Begaj në Maqedoninë e Veriut, është konfirmim i marrëdhënieve miqësore dhe partneritetit mes dy vendeve.

banner

Nga ana e tij Presidenti Begaj u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull për bashkëpunimin rajonal.

“Faleminderit, Presidente Gordana Siljanovska-Davkova! Kjo mikpritje dëshmon se marrëdhëniet tona miqësore janë shembull për bashkëpunimin rajonal aq të rëndësishëm për integrimin e përbashkët Euroatlantik, për të cilin faktori shqiptar është dhe do të mbetet kontribuues thelbësor. Ta bëjmë këtë marrëdhënie model bashkëpunimi ndëretnik, ndërkufitar dhe ndërinstitucional!”, thotë ndër të tjera Begaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy