Me Michael Carrick në krye të skuadrës, Bruno Fernandes po rikthen formën e tij më të mirë, duke u shndërruar sërish në lojtarin vendimtar të Manchester United.
Mesfushori portugez aktualisht është asistuesi më i mirë në Premier League, duke qenë figurë kyçe në organizimin dhe finalizimin e aksioneve sulmuese të “Djajve të Kuq”.
Gjatë afatit kalimtar të dimrit pati spekulime për një largim të mundshëm, por Fernandes ka kontratë deri në vitin 2027 dhe situata e tij mbetet e hapur.
Me 6 gola dhe 13 asiste në 26 paraqitje këtë sezon, ai vazhdon të tregojë se ka ende shumë për të dhënë në “Old Trafford”.
Megjithatë, ditët e fundit emri i tij është rikthyer në qendër të thashethemeve, duke lënë të hapur mundësinë për zhvillime të reja në të ardhmen

