Këngëtarja Jonida Maliqi ka rrëfyer momentet më të dhimbshme në jetën e saj.
Në një intervistë me Arbana Osmanin, këngëtarja tha se u përball me një situatë që e konsideron dramën e jetës së saj, ku kuptoi se djali i saj mund të ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.
Mes rrëfimit e përlotur u shpreh se ka dashur t’i japë fund edhe jetës.
“U përballa me një situatë që ishte drama e jetës sime, ku Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë dhe ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim, nuk kisha informacion, nuk dita ta përballoj për momentin, kam dashur t’i jap fund jetës për hir të së vërtetës.
Është shumë e thjeshtë t’i pranosh gjërat, çdo njeri vjen në jetë për një arsye, duhet të pranojmë gjithçka që vjen për të kuptuar sa e fortë je”, tha ajo.
Në fund, ajo e përshkroi djalin si bekimin më të madh të jetës së saj dhe burimin e dashurisë më të pastër.
“Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do të ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë,” tha Jonida./ CNA

