Klubi i madh anglez rikthen interesimin për Zhegrovën

by Nexhat

Pas dështimit për ta transferuar gjatë janarit, Everton po rikthehet në garë për nënshkrimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrovës, i cili këtë sezon po kalon një periudhë të vështirë te Juventus.

26-vjeçari ende nuk ka regjistruar gol ose asistim në sezonin debutues në tek torinezët, ndërsa një mundësi e humbur ndaj Galatasaray në play-offin e Ligës së Kampionëve i ka rënduar më tej presionin.

banner

Everton, i cili tashmë ka treguar aftësi për të rikthyer lojtarë në formë të lartë si Jack Grealish dhe Kiernan Deësbury-Hall, po planifikon një ofensivë për të bindur Zhegrovën të largohet nga Juventusi verën e ardhshme, pas vetëm një viti në Torino.

Para kalimit te Juventusi, Zhegrova kishte shkëlqyer te Lille, duke shënuar tetë gola sezonin e kaluar, dhe cilësia e tij mbetet e lartë, çka mund t’i japë një fillim të ri të menjëhershëm në Premier League nën drejtimin e Evertonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy