Lutfi Haziri: Asnjë president nuk është zgjedhur pa rolin e Lidhja Demokratike e Kosovës

by engel

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputeti Lutfi Haziri ka deklaruar se partia e tij ka pasur rol kyç në çdo proces të zgjedhjes së presidentit në vend, duke theksuar se kjo traditë, sipas tij, vazhdon të mbetet e njëjtë.

Duke iu referuar deklaratës së tij të mëhershme se “kryeministri kalon kah zyrat e LDK-së”, Haziri tha se një logjikë e ngjashme vlen edhe për postin e presidentit. “Unë besoj shumë që po, s’ka ndodhë që me u zgjedhë ndonjë president, pa pjesëmarrjen ose pa e shkaktuar LDK-ja procesin. Edhe vitin e kaluar u pa sa është jetike. Mungesa e pragmatizmit të LDK-së e çoi vendin në zgjedhje me 28 dhjetor”, u shpreh ai në një intervistë në T7.

banner

Haziri theksoi se do të dëshironte arritjen e një konsensusi më të gjerë politik për zgjedhjen e presidentit të ri, duke shtuar se kjo mund të realizohet vetëm përmes bashkëpunimit ndërmjet partive parlamentare.

Sipas tij, opsionet për marrëveshje përfshijnë bashkëpunimin mes Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-së, por edhe një formulë tjetër të mundshme ndërmjet LVV-së dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Deklaratat e Hazirit vijnë në një kohë kur skena politike po hyn në fazën e diskutimeve për emrin e presidentit të ardhshëm dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje të gjerë ndërpartiake.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy