Maqedonci: Partneriteti me NATO’n dhe KFOR’in është thelbësor për sigurinë dhe rrugën euroatlantike të Kosovës

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh në Lindje.

Maqedonci, në postimin e tij, ka thënë se partneriteti me NATO’n si dhe KFOR’in, mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike.

banner

Postimi:

Në kampin e forcave amerikane në Bondsteel, sot mora pjesë, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Grupin Luftarak shumëkombësh Lindje.

Falënderime për Kolonel Jonathan Lloyd për kontributin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, si dhe urime për Kolonel Samuel Sargeant në marrjen e detyrës së re.

🇽🇰Partneriteti me NATO-n dhe KFOR-in mbetet thelbësor për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe rrugën e saj euroatlantike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy