E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.
Tutje shtohet se, po ashtu, në takim është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, të sapoemëruar, Xhelal Sveçla, për të diskutuar bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë. Takimi theksoi rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë”, ka njoftuar ambasada.

