Mesfushori kosovar Florent Muslija, ka realizuar golin e katërt këtë sezon në Bundesliga 2.
Reprezentuesi i Kosovës, gjeti rrjetën në fitoren 2:1 të Fortuna Dusseldorf ndaj VfL Bochum, në kuadër të xhiros së 24-t.
27-vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 20-të, duke zëvendësuar të lënduarin Valgeir Lunddal, ndërsa në minutën e 57-të shënoi për rezultatin 2:0.
Për paraqitjen e tij, Muslija u vlerësua me notën 8.7. Ai deri më tani ka regjistruar edhe pesë asistime në kampionat, si dhe një gol e një asistim në Kupën e Gjermanisë

