Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para të Grupit C2 në kualifikimet për Kupën e Botës 2027.
Seanca e sotme u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku të martën, Dardanet përballen me Gjibraltarin, derisa më pas i pret sfida ndaj Kroacisë në Karlovac.
Atmosfera në radhët e Dardaneve është shumë e mirë, ndërsa stafi teknik në krye me përzgjedhësin Sami Sermaxhaj po punon me përkushtim maksimal për ta përgatitur ekipin sa më mirë për këto dy përballje të rëndësishme

