VIDEO/ Tufa gjigante karkalecash pushtojnë Shkretëtirën e Saharasë, përplasen me makinat dhe rrezikojnë shoferët

by informim peje

Shoferët që po kalojnë nëpër Shkretëtirën e Saharasë janë përballur me tufa masive karkalecash, të cilat kanë vështirësuar qarkullimin dhe kanë shkaktuar probleme serioze gjatë udhëtimit.

“Në kaluam përmes disa tufave të karkalecave dhe arritëm të kapnim më të këqijat prej tyre me kamerën time”, tha Salah Abdelhadi, i cili regjistroi videon që tashmë po qarkullon në rrjetet sociale.

banner

Karkalecat, të cilët lëvizin me ndihmën e erërave, mund të udhëtojnë deri në 160 kilometra në ditë.

Sipas Organizates se Ushqimit dhe Bujqësisë te Kombeve të Bashkuara (FAO), karkalecat – veçanërisht ata të shkretëtirës – konsiderohen ndër dëmtuesit migratorë më shkatërrues në botë, pasi mund të përfshijnë zona të gjera dhe të dëmtojnë ndjeshëm bujqësinë.

Siç shihet edhe në video, karkalecat kanë “pushtuar” rrugën, ndërsa shumë prej tyre fluturojnë në ajër duke u përplasur me xhamat dhe pjesët e përparme të automjeteve, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe duke rritur rrezikun për aksidente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy