Sipas raportimeve të televizioneve iraniane, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, do të mbajë një fjalim brenda pak minutash lidhur me sulmet ajrore të ndërmarra sot nga SHBA dhe Izraeli, të cilat kishin si objektiv të drejtpërdrejtë vetë Khamenein.
Mediumi amerikan Reuters raporton, duke cituar televizionin iranian “Al-Alam”, se fjalimi pritet të mbahet shumë shpejt dhe se lideri suprem do t’i drejtohet publikut pas këtyre sulmeve të përshkallëzuara.
Raportimet ndërkombëtare vënë në dukje se në Izraeli ka një optimizëm në rritje se Khamenei ishte shënjestruar, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse ai ka mbetur i vrarë. Situata mbetet e tensionuar ndërsa bota pret fjalimin e liderit suprem iranian.

