Pas sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi të dalë me një njoftim zyrtar për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen këtu dhe në pjesë të tjera të Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në reagimin e saj, Ambasada paralajmëron se për shkak të zhvillimeve të fundit ekziston rrezik i shtuar për përshkallëzim të situatës, çka mund të sjellë ndërprerje të udhëtimeve dhe ndikime të tjera të paparashikuara.
Për këtë arsye, u bëhet thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që jetojnë, punojnë apo po qëndrojnë për pushime në Emiratet e Bashkuara Arabe:
Të informohen rregullisht përmes burimeve zyrtare dhe mediave;
Të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve vendore;
Të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë dhe atyre ushtarake.
Ambasada ka bërë të ditur se po e monitoron situatën në vazhdimësi dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.
Për raste urgjente, shtetasit e Kosovës mund të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës në Abu Dhabi:
+971 54 709 2109.

