Pas dy golave të shënuar fundjavën e kaluar në Kupë të Suedisë, Arbër Zeneli, është treguar sërish protagonist për skuadrën e Elfsborgut.
Zeneli të shtunën ka shënuar tjetër gol në Kupë për Elfsborgun.
Elfsborgu fitoi 1:0 ndaj Sundsvallit në kuadër të ndeshjes së dytë për Kupë.
Sulmuesi kosovar e shënoi golin e fitores për Elfsborgun në minutën e 89-të.
Sulmuesi i krahut e kompletoi ndeshjen, kurse Dion Krasniqi ishte në stol.
31-vjeçari në total ka tre gola dhe një asistim në Kupë të Suedisë.

