Arrestohet Aco Gjukanoviq vëllai i ish-Presidentit të Malit të Zi

by informim peje

Policia ka arrestuar sot në mëngjes Aco Gjukanoviqin, vëllanë e ish-presidentit të Malit te Zi Milo Gjukanoviq. Arrestimi është kryer pas kontrolleve të djeshme në pronat e tij në vendbanimin Rastoci në Nikshiq dhe në Podgoricë.

RTCG thotë arrestimi është konfirmuar ndërsa pritet njoftimi i Drejtorisë së Policisë për aksionin.

banner

Gjatë ditës së djeshme policia ka rrethuar ndërtesën në qendër të Podgoricës ku jeton Aco Gjukanoviq. Bastisjet aty raportohet se kanë përfunduar rreth orës 19:00.

Objekti në fjalë ndodhet në rrugën “Vuk Karadžić”, ku janë edhe zyrat e “Prva Banka” në të cilën Aco Gjukanoviq është aksionari më i madh.

Televizioni malazez ka njoftuar se bastisjet dhe arrestimi janë kryer me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy