Historiani Mustafë Bajrami ka reaguar lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, duke postuar në rrjetet sociale informacione mbi një sulm të kryer nga Irani në Tel Aviv. Në postimin e tij, Bajrami shpreh ngazëllim për goditjen e disa caqeve në Izrael dhe inkurajon audiencën që ta shpërndajë mesazhin e tij.
Postimi i tij përmend shkatërrimin e një ndërtese banimi 9-katëshe në qytet, duke u shprehur për “gjendjen momentale në Tel Aviv”.

