Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin me kujdes njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendore.
Sipas njoftimit në Facebook, Ministria, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër situatën dhe janë në gatishmëri për të ofruar ndihmë.
“Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin: +972 586 340450
Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael. Ky kontakt nuk është i dedikuar për kërkesa nga mediat.
MPJD dhe Ambasada do të vazhdojnë të informojën rregullisht për çdo zhvillim të ri”, thuhet në njoftim.

