Netanyahu pas nisjes së operacionit kundër Iranit: Nuk do të lejojmë që Teherani të kërcënojë botën

by engel

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu është drejtuar qytetarëve izraelitë pas fillimit të operacionit të përbashkët izraelito-amerikan kundër Iranit, duke e cilësuar ndërhyrjen si të domosdoshme për përballimin e një “kërcënimi ekzistencial”.

Në fjalimin e tij, Netanyahu falënderoi presidentin amerikan për mbështetjen, ndërsa akuzoi regjimin iranian për përpjekje të vazhdueshme për destabilizim dhe për ndjekjen e ambicieve bërthamore që, sipas tij, rrezikojnë sigurinë globale.

banner

“Regjimi terrorist i Ajatollahëve nuk duhet të pajiset me armë bërthamore që mund të kërcënojnë të gjithë njerëzimin”, deklaroi ai, duke shtuar se veprimi i përbashkët synon të neutralizojë këtë rrezik.

Netanyahu u bëri thirrje edhe qytetarëve të Iranit që të ngrihen kundër udhëheqjes aktuale dhe të ndërtojnë një shtet “të lirë dhe paqësor”, duke përmendur komunitete të ndryshme etnike brenda vendit. Sipas tij, operacioni do të krijojë kushte që populli iranian “të marrë fatin në duart e veta”.

Në të njëjtën kohë, kryeministri izraelit u kërkoi qytetarëve të Izraelit të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë dhe të tregojnë unitet, qëndrueshmëri dhe guxim gjatë operacionit të koduar “Ulërima e Luanit”.

“Do të qëndrojmë së bashku, do të luftojmë së bashku dhe do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit”, përfundoi Netanyahu në mesazhin e tij drejtuar kombit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy