Presidenti serb Vuciq: Sulmi ndaj Iranit si bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi në 1999

by informim peje

Presidenti i Serbi, Aleksandar Vuciq, deklaroi se sulmet e Shtetet e Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iran do të kenë “pasoja afatgjata në skenën politike globale”, duke i krahasuar ato me bombardimet e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999.

Në një intervistë për një televizion privat, Vuçiç tha se qëllimi i sulmeve është rrëzimi i qeverisë iraniane, njësoj siç, sipas tij, objektivi në vitin 1999 ishte rrëzimi i Slobodan Millosheviq. Ai argumentoi se bëhet fjalë për një përpjekje për ndryshim regjimi dhe për orientimin e Iranit drejt “vlerave perëndimore”.

banner

Presidenti serb shtoi se SHBA-të mund të synojnë t’i imponojnë Iranit një model qeverisjeje të ngjashëm me atë të Venezuelës, duke aluduar për vendosjen e një figure politike të pranueshme për Perëndimin. Sipas tij, “ligji i fuqisë” po mbizotëron në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e drejta ndërkombëtare po anashkalohet.

Vuçiq theksoi se ndryshimet “tektonike” në rendin global kërkojnë që vendet e vogla të përgatiten për sfida të reja sigurie. Ai njoftoi se Serbia do të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe se në muajt e ardhshëm do të bëhen publike blerje të reja të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy