Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Buxhetit 2026, i cili ishte miratuar ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës

by engel

Presidentja e Kosovo, Vjosa Osmani, ka dekretuar të premten Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, konfirmoi lajmin për media.

banner

Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ligjin më 20 shkurt me një shumicë prej 62 votash për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, katër ditë pasi ligji ishte miratuar në lexim të parë. Buxheti i vitit 2026 është i parashikuar në vlerën rreth 4 miliardë euro dhe kaloi me kundërshtime dhe ankesa nga opozita.

Pas miratimit në Kuvend, ligji iu dërgua presidentes Osmani për dekretim, duke i hapur rrugë zyrtarisht zbatimit të tij për menaxhimin e financave publike të vendit për vitin e ardhshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy