SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, tensione të larta në Lindjen e Mesme

by engel

Shpërthime të fuqishme janë raportuar në disa qytete të Iranit, përfshirë kryeqytetin , pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli ndërmorën sulme ajrore në orët e para të së shtunës, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Presidenti amerikan e përshkroi operacionin ushtarak si “masiv dhe në vazhdim”, duke theksuar se synon të parandalojë Iranin nga rrezikimi i jetëve amerikane. Sipas tij, Teherani kishte punuar për rindërtimin e programit të tij bërthamor pas bombardimeve amerikane në qershor ndaj objekteve bërthamore iraniane.

banner

Nga ana tjetër, Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime civile. Mediat shtetërore iraniane raportuan se vendi po përgatit një “përgjigje dërrmuese” ndaj sulmeve të fundit.

Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e tij menjëherë pas nisjes së operacionit, të koduar “Roaring Lion”, në pritje të një hakmarrjeje të mundshme nga Irani. Sipas ushtrisë izraelite, janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit, ndërsa Forcat Ajrore po ndërhyjnë për t’i interceptuar ato. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e mbrojtjes civile dhe të strehohen në hapësira të sigurta.

Agjencia shtetërore iraniane IRNA raportoi se presidenti i Iranit, , është “në gjendje të mirë shëndetësore”, duke hedhur poshtë spekulimet për ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij.

Sulmet vijnë vetëm një ditë pas raundit të fundit të bisedimeve indirekte bërthamore mes Iranit dhe SHBA-së në . Pas takimeve, ministri i Jashtëm iranian, , ishte shprehur se një marrëveshje ishte “brenda mundësive”, nëse diplomacia do të kishte përparësi. Megjithatë, Trump deklaroi se nuk ishte i kënaqur me ecurinë e negociatave, duke kërkuar garanci të qarta se Irani nuk do të zotërojë armë bërthamore.

Ndërkohë, udhëheqësi suprem iranian, , kishte paralajmëruar ditët e fundit për pasoja të rënda në rast të një sulmi, duke theksuar se çdo agresion do të përballej me kundërpërgjigje të fortë.

Sipas burimeve amerikane, operacionet ushtarake mund të zgjasin disa ditë, ndërsa presidenti Trump po i ndjek zhvillimet nga rezidenca e tij në .

Situata mbetet e tensionuar dhe me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme./CNN

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy