Sonte finalja e Festivalit të Sanremos 2026 në Teatrin Ariston, Andrea Bocelli i ftuari i nderit

by engel

Teatri Ariston në hap dyert për aktin e fundit të edicionit të 76-të të Festivalit të Sanremos, ku sonte do të kurorëzohet fituesi i madh. Në garë janë 30 artistë, ndërsa prezantimin e spektaklit e bëjnë Carlo Conti dhe Laura Pausini, të shoqëruar nga Giorgia Cardinaletti.

Finalja e mbrëmjes së sotme sjell rikthimin e tenorit të famshëm si i ftuari i nderit, shtatë vjet pas paraqitjes së tij të fundit në këtë skenë. Bocelli do të interpretojë hitin e tij të njohur “Con te partirò”, duke bërë homazh për Pippo Baudo, një nga figurat që besoi në karrierën e tij, dhe duke festuar 30-vjetorin e albumit të tij “Romanza”, një prej disqeve më të shitur në historinë e muzikës italiane.

banner

Mbrëmja do të pasurohet edhe me performanca nga artistë të njohur si Tiziano Ferro, Eros Ramazzotti dhe Alicia Keys, duke e kthyer finalen në një festë muzikore ndërkombëtare.

Sistemi i votimit kombinohet nga televotimi (34%), juria e shtypit, TV dhe web (33%) dhe juria e radios (33%). Pesë këngët më të mira do të shpallen fillimisht dhe më pas do të rikthehen në skenë për vendimmarrjen finale nga tre juritë.

Rezultati përfundimtar do të shpallë fituesin e dhe katër vendet e tjera në renditje.

Spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt për publikun shqiptar në RTSH1, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1, duke sjellë emocionet e skenës italiane direkt në ekranet e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy