Një zyrtar i lartë iranian, në një intervistë për Al Jazeera, ka lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj interesave amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme, pas sulmit të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit.
“Të gjitha burimet dhe interesat amerikane dhe izraelite në Lindjen e Mesme janë objektiva legjitime për ne. Pas këtij sulmi, nuk kemi më vija të kuqe dhe gjithçka është e mundur, përfshirë skenarë që nuk janë propozuar më parë”, tha zyrtari.
Ai theksoi se, sipas tij, Uashingtoni dhe Tel Avivi kanë nisur një luftë, paralajmëroi pasoja të gjera dhe afatgjata, si dhe la të kuptohet për një kundërpërgjigje të strukturuar nga Teherani.
“SHBA-ja dhe Izraeli kanë filluar një luftë dhe pasojat e saj do të jenë të gjera dhe afatgjata. Nuk u habitëm nga ky sulm i përbashkët dhe kemi një përgjigje komplekse dhe të kufizuar në kohë. Çdo kërkesë për të frenuar agresionin, për të mos u përgjigjur dhe për t’u dorëzuar do të refuzohet – kjo është një ëndërr e parealizuar”, deklaroi ai.
Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për përmbajtje dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

